You Are Here: Home » Islam » Abdullah Klinaku: Xhamia e madhe e Prishtinës është nevojë, debati i pavlerë -

Abdullah Klinaku: Xhamia e madhe e Prishtinës është nevojë, debati i pavlerë

Abdullah Klinaku: Xhamia e madhe e Prishtinës është nevojë, debati i pavlerë
Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Vushtrri, Abdullah Klinaku, me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ka kritikuar të gjithë faktorët e debatit në lidhje me ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë. Ai shprehet se jemi duke jetuar në një realitet që ende nuk e kemi kuptuar sesa në dëm është duke i shkaktuar islamit.
I rikujtoj me respekt besimtarët të cilët protestuan nëpër rrugët e qytetit për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë!
Jemi duke jetuar në një realitet që fatkeqësisht akoma nuk e kemi kuptuar si dhe sa duhet. Ne realisht jemi në një ambient ku në mënyrë të vazhdueshme përpjekën të cenohen vlerat islame nga ateizmi i egër i një pjese të kësaj shoqërie dhe nga injoranca jonë si fetar. Pjesë e këtij projekti janë individët brenda partive, shoqërisë civile, mediave, pushtetit, opozitës e nuk di kujt. Prandaj neve na ndodhë mashtrimi nga vet vetja jonë sepse nuk e kuptojmë as për afër që është një sistem kundër këtyre vlerave. Ndërsa sistemi jonë që përpiqet ti mbroj këto vlera, është i përçarë, i pa përgatitur profesionalisht, i pa dëshmuar që ka durim shpirtëror për gjithë këto sfida prandaj jemi sot këtu ku jemi.
Xhamia e madhe në Prishtinë, para se me qenë nevojë është shndërruar në një mit. Unë nuk e di kush është fajtor por besoj që;
- Momenti i vurjes së gur themelit ka qenë momenti më i mirë i fillimit të punimeve për shkak që u arrit sensibilizimi i opinionit për ndërtimin e xhamisë,
- vonesa në nisjen e punimeve, projektimi, fondi, e gjithë këto ka qenë dashur të jenë të gatshme, që mos pritet deri sa ndërrojnë mendje pushtetet, shoqëria civile apo një pjesë e qytetarëve,
- Adresimi me kohë i çështjeve dhe njoftimi i opinionit publik për shkaqet e mos nisjes së punimeve. Komuna e Prishtinës si përgjegjëse për mos dhënien e lejes së ndërtimit, ka qenë dashur të atakohet gjatë gjithë procesit jo në kohë fushatash sepse po humb edhe efektivitetit i reagimit pastaj.
- Duhet ta kemi të qartë, sistemi i besimit në Zot është anti-podi i sistemi të mohimit të Zotit- ateizmit. Ata kanë një sistem të vlerave, në kryes të së cilës është luftimi i besimit. Ndërsa ne që besojmë në sistemin e besimit në Zot, duhet të jemi bashkë për ta parandaluar të keqen e ateizmit në popullin tonë. Prandaj sot i rikujtoj me respekt besimtarët të cilët protestuan nëpër rrugët e qytetit për ndërtimin e kësaj xhamie në Prishtinë!
Xhamia e madhe është nevojë e sinqertë e besimtarëve mysliman, ajo nuk është politik e as mit! /Shkruan Abdullah Klinaku.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes