You Are Here: Home » Ndryshe » Miqësi e pazakontë e njeriut dhe lejlekut në një liqe në Bursa -

Miqësi e pazakontë e njeriut dhe lejlekut në një liqe në Bursa

Miqësi e pazakontë e njeriut dhe lejlekut në një liqe në Bursa
Shumë njerëz në botë besojnë se lejlekët sjellin lumturi, ndërsa me këtë pajtohet edhe peshkatari i moshuar turk Adem Yilmaz, i cili ka një miqësi të pazakontë me këtë shpend.

Peshkatari Yilmaz është një nga peshkatarët më të vjetër në liqenin Uluabat në Bursa, kurse gjashtë vite ruan një miqësi të ngushtë me lejlekun e bardhë e cila me shpejtësi i vije nga jugu pas përfundimit të shtegtimit të lejlekëve.

"Ky vend është i njohur si fshati i lejlekëve të bardhë, kurse me një nga këta shpendë kemi miqësi tashmë gjashtë vite. Çdo mëngjes vjen tek varka ime për ta ushqyer dhe më ndjek gjatë ditës në liqen. Isha i befasuar kur lejleku u ul për herë të parë në anijen time. Mendova se është i uritur dhe i dhash të hajë dhe as që më shkonte mendja që ishim bërë miq", tha Yilmaz.

Duke theksuar se lejlekët pas gjashtë muajsh pjesën tjetër të vitit e kalojnë në jug, Yilmaz tha se lejleku i tij është ndër të parët që kthehet pas përfundimit të sezonit të shtegtimit.

"Pas që kthehet më gjen, kudo që të jetë varka ime në liqen ulet aty. Në tufë gjithmonë janë rreth 50 lejlekë, por vetëm lejleku im zbret në varkë, por vetëm në varkën time, askund tjetër. E dua dhe shoh se edhe ai më do mua", tha Yilmaz.

Yilmaz kujton se në një rast një lejlek tjetër kishte zbarkuar në varkë, por se mikesha e tij kishte reaguar me xhelozi dhe e kishte larguar.

Duke theksuar se lejlekët janë shpendë të bukur, të dashur dhe emocional, Yulmaz tha se lejlekut i ka dhënë emrin Yaren, që në gjuhën turke do të thotë mik i ngushtë.

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes