You Are Here: Home » Teknologji » Washington Post: EBA qëndron pas hakimit të mediave katarase -

Washington Post: EBA qëndron pas hakimit të mediave katarase

Washington Post: EBA qëndron pas hakimit të mediave katarase
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) qëndrojnë prapa hakimit të rrjeteve sociale dhe mediave qeveritare të Katarit e cila rezultoi me publikimin e citimeve të rreme në lidhje me Emirin e Katarit, e cila shkaktoi krizën diplomatike të Gjirit dhe izolimin e Katarit, shkruan gazeta amerikane "Washington Post", duke cituar burime të zbulimit amerikan.

Kriza në vendet e Gjirit u përshkallëzua më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërprenë marrëdhëniet dhe bllokuan Katarin me akuzat për dyshime se mbështet terrorizmin, e cila u mohua nga autoritetet në Doha.

"Washington Post" thekson se emiri Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani është cituar rrejshëm gjoja lavdëron Hamasin dhe thotë se Irani është "forcë islamike".

Mediat e Katarit u hakuan më 24 maj, ndërsa "Washington Post" shkruan se zyrtarët e inteligjencës amerikane zbuluan javën e kaluar se zyrtarë të lartë të Qeverisë së EBA-së një ditë parë kësaj kanë diskutuar për planifikimin e hakimit.

Pas kësaj, disa vende arabe, të udhëhequra nga Arabia Saudite ndaluan punën e mediave të Katarit, para se ata të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Dohan.

Abu Dhabi ka hedhur poshtë akuzat, kurse ambasadori i tyre në Uashington, i quajti të rreme akuzat e fundit të medias.

"Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kishin kurrfarë roli në hakimin e pretenduar të përshkruar në artikull", thuhet në deklaratë.

Në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes vendeve të Gjirit është përfshirë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili javën e kaluar ka qëndruar në Arabinë Saudite. Me këtë rast ai theksoi nevojën për kompromis dhe tha se kjo krizë mund të destabilizojë përpjekjet në luftën kundër organizatës terroriste DEASH. /Rtv Islam/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes