You Are Here: Home » Bota » Nigeri, të paktën 30 të vdekur nga zjarri në një pus nafte -

Nigeri, të paktën 30 të vdekur nga zjarri në një pus nafte

Nigeri, të paktën 30 të vdekur nga zjarri në një pus nafte
Të paktën 30 perrsona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë hospitalizuar si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer pas një sulmi në një pus nafte në shtetin Cross River në juglindje të Nigerisë, njoftojnë mediat e vendit.

Hafiz Inuwa, zyrtar i policisë, ka thënë për mediat se ende nuk dihet identiteti i personave që kanë organizuar sulmin në pusin e naftës në qytetin Calabar.

Inuwa njoftoi se kanë nisur hetim lidhur me incidentin.

Nga ana tjetër, një grup me emrin "Hakmarrësit e Deltës së Nigerit" kohë pas kohe organizojnë sulme në linjat e naftësjellësit në rajon e deltës së pasur me naftë./Rtv Islam/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes