You Are Here: Home » Kosova » Kusari priti në një takim shefen e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova -

Kusari priti në një takim shefen e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova

Kusari priti në një takim shefen e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova
Alternativën, subjektin më të ri poltik në Kosovë, sot e ka vizituar shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Natalyia Apostolova me bashkëpunëtorë. Shefja Apostulova, është takuar me kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe Nënkryetarin Ilir Deda.

Tema e takimit ishte situata aktuale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë, thuhet në komunikatën e Alternativës, transmeton Kosovapost.

Udhëheqësit e Alternativës e njoftuan znj. Apostolova me qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Të dy palët u dakorduan se vonesat në krijimin e insitucioneve mund te shkaktojnë dëme Kosovës, të cilat jo vetëm qe mund ta zvogelojne kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe mund te shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve te BE-se permes IPA-së, gje e cila poashtu nderlidhet me zbatimin e marrëveshjes me FMN. Alternativa si subjekt politik, mbetet e përkushtuar që Qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet në mënyrë të qartë ti jap prioritet luftës ndaj korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit, ndërsa çështjet me rëndësi për vendin i shohim të zgjidhen me konsensus të gjerë politik./Kosovapost.net/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes