You Are Here: Home » Ballkani » Beteja për gazin në Ballkan -

Beteja për gazin në Ballkan

Beteja për gazin në Ballkan
Perëndimi dhe Rusia, thotë AFP, po luftojnë për kontrollin e transportit të gazit natyror përmes Ballkanit të konsideruar pjesë e axhendës gjeopolitike të të dyja palëve.

Moska ka marrë disa goditje në rajon; pavarësisht përpjekjeve të saj për ta tërhequr nga vetja, Mali i Zi iu bashkua Nato-s dhe qeveria e re social-demokrate e Maqedonisë është distancuar nga qëndrimi i mëparshëm prorus i vendit.

Por ndërsa Perëndimi mund t’i ofrojë Ballkanit stimuj të fortë, siç është perspektiva e anëtarësimit në BE, apo investimet lokale, Moska, thotë agjencia franceze e lajmeve mund të luajë kartën e energjisë.

Gazi përbën një të katërtën e energjisë së konsumuar në Bashkimin Europian gjatë 2016-s dhe Gazpromi rus furnizon me gaz një të tretën e Europës. Në Ballkan nga ana tjetër, varësia nga gazi duket e destinuar të rritet pas mbylljes së centraleve që punojnë me qymyr, rrjedhojë kjo e trysnisë së Brukselit.

“Në Serbi, Bosnje, Bullgari dhe Maqedoni, Rusia po përpiqet ta konvertojë varësinë nga furnizimi me gaz në varësi politike e të pengojë afrimin e këtyre vendeve me perëndimin, thotë për AFP-në Timothy Less, kreu i konsulencës së riskut politik, Nova Europa.

Për momentin ndikimin rus në sektorin ballkanik të energjisë e kufizon mungesa e infrastrukturës. Pa tubacione gazi, ajo nuk i furnizon dot shumicën e vendeve në rajon, e pikërisht kjo i ushqen shpresat e perëndimit se do t’ia marrë Moskës stafetën duke mbështetur projektet rivale.

Konkurenca e interesave të perëndimit dhe Rusisë në tregun ballkanik të gazit, ndihmon sipas ekspertëve në rritjen e rëndësisë gjeostrategjike të rajonit. Edhe pse për nga niveli i burimeve ekonomike, Ballkani nuk përbën interes për ta, ai po merr vëmendje gjithmonë e më të madhe si territor tranzit për tregje të tjera në Europë dhe për rezervat e gazit.

Gazsjellësi Trans-Adriatik i mbështetur nga BE-ja pretendohet të rrisë sikur edhe minimalisht sigurinë e gazit në bllokun europian, e për këtë arsye, Brukseli dhe Uashingtoni janë të gatshëm ta zgjerojnë projektin me qëllimin të krijohet një “qark gazi”, i cili të kalojë nga Shqipëria, në Malin e Zi e Bosnje e të shkojë deri në Kroaci./Top channel/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes