You Are Here: Home » Bota » Siri, luftime mes PKK/PYD-së dhe ULS-së -

Siri, luftime mes PKK/PYD-së dhe ULS-së

Siri, luftime mes PKK/PYD-së dhe ULS-së
Në qytetin Azez të Sirisë që ndodhet në kufi me Turqinë kanë shpërthyer luftime mes forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dhe organizatës terroriste PKK/PYD.

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet lokale, në fshatin Ajn Dakna dhe rrethinë që gjendet mes qyteteve Tel Rifat dhe Azez në afërsi të Halepit, në orët e pasdites kanë shpërthyer përleshje mes ULS-së dhe PKK/PYD-së.

Organizata terroriste ka sulmuar me artileri fshatin Kel Xhibrin në afërsi të Azezit, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e luftimeve ka të plagosur nga të dyja palët, ndërkohë që disa nga opozitarët e plagosur janë hospitalizuar në Turqi.

Në një njoftim nga Shtatmadhoria e Turqisë u tha se në një sulm të djeshëm në Azez nga PYD, dega në Siri e organizatës terroriste PKK, dy civlë kanë humbur jetën, prej të cilëve njëri fëmijë, kurse katër të tjerë janë plagosur.

Fshati Ajn Dakna është i pushtuar nga organizata terroriste që nga shkurti i vitit 2016./Rtv Islam/

Komentet

    No Comments!

Leave a Comment

Captcha

Shkruaj kodin:

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes