Rreth nesh

Te dashur miq, admirues te kesaj faqeje, vellezer dhe motra!

Es-Selamu Alejkum we Rahmetullahi we Berakatuhu:

Fondacioni i Rinise Islame ne Zvicer, prej disa vitesh ne menyre intensive eshte duke ndertuar nje infrastrukture te larmishme ne dobi te thirrjes Islame. Kjo, e konkretizuar ne hapjen dhe mirembajtjen e xhamise ne Cyrih, perkthimin dhe botimin e dhjetera titujve te librave ne gjuhen Shqipe dhe Gjermane, realizimin e dublimit, ne bashkepunim me studion Visare ne Kavaje te Republikes se Shqiperise, te disa filmave te animuar sic jane Habili Dhe Kabili, Djali dhe Mbreti, Jetimi dhe se fundmi filmin Muhamedi, Profeti i Fundit.

Hapjen dhe mirembajtjen e Radios se pare Islame ne internet me website: RadioIslame.com organizimin e shume seminareve, simpoziumeve, tribunave, ekskursioneve, donacioneve te ndryshme per njerezit ne nevoje, femijet jetime, Kurbani, Fitrat e shume projekte te tjera ne dobi te perhapjes se Islamit.

Ne fillim te vitit 2012 Fondacioni i Rinise Islame, ka lansuar kanalin e pare televiziv me permbajtje Islame, kur transmetohen 24 ore ne dite non-stop programe te larmishme edukative, sociale, fetare dhe bashkekohore me frymen Islame. Ky kanal pervec transmetimit online ne websitin tone www.rtvislam.com transmetohet ne paketen televizive IPTV-Iliria ne Zvicer dhe se shpejti inshaAllah do te shtrije hapsiren e transmetimit te sinjalit edhe ne sisteme televizive ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mali i Zi, Presheve e me gjere. Per te perballuar kerkesen e madhe qe ka fusha e medias dhe ajo e televizionit ne vecanti stafi yne ka filluar nje ristrukturim te programacionit, permbajtjes si dhe trajtimit te misionit te pare ne optiken e kendveshtrimit Islam.

Per sa thame me lart, stafi drejtues i televizionit dhe Fondacionit me synimin qe ne kete sezon te ri te transmetimit te startoje me nje vizion dhe ide teresisht te reja, duke filmuar me kamera Full HD dhe nje monitorim te aktiviteteve dhe permbajtjeve Islame ne cdo detaj.

Se fundmi ju bejme me dije se nje nder projektet me ambicioz dhe te frutshem te Fondacionit te Rinise Islame ne Zvicer eshte hapja e televizionit RTV Islam e cila do te kontribuoje ne ngritjen e fjales se Allahut (Xh.Sh) duke shfaqur manifestime dhe programe me vlerat fetare por edhe ato kombetare te popullit shqiptar.

RTV Islam synon te perfshije brenda programit te vet aspekte te ndryshme te jetes fetare Islame, ligjerata, ilahi, tribuna, manifestime dhe ndodhi te tjera te rendesishme per kulturen dhe jeten Islame.
Nje kendveshtrim i vecante e faqes elektronike www.rtvislam.com eshte pasurimi me video-ligjerata, ilahi, filma artistik, filma dokumentare nga fusha e shkences, shendetesise, etj.
Transmetimi i drejtperdrejte i emisioneve qe behen nga Zvicra por edhe nga mbare Evropa, si dhe nga trojet shqiptare. Prandaj www.rtvislam.com hap deren e bashkepunimit me hoxhallare dhe njerezit e dijes dhe thirrjes islame nga vende te ndryshme te botes, nga diaspora dhe me gjere dhe nga trojet tona ne vecanti.
Keshtu qe vellazerisht ju kerkojme qe te na beni sugjerimet e juaja me synim qe projekti yne te arrije tek secili prej atyre qe deshirojne te ndricohen me driten Islame.
Paraprakisht ju falenderojme shume qe duruat deri ne fund te lexoni kete mesazh nga ana jone. Ne jemi ketu, gati dhe ne pritje te sugjerimeve te juaja.

Mos harroni: Allahu eshte ne ndihme te robit perderisa ai eshte ne ndihme te njeriut.
Ju mirepresim!
Eselamu alejkum

Me respekt, stafi drejtues

Na Kontaktoni
Ju Mirepret :
Stafi i RTV Islame dhe
Fondacionit te Rinise Islame
Seebacherstrasse 67
8052 Zurich
Zvicerr
Tel.: + 41 ( 0 ) 43 300 16 70
Mobil.: + 41 ( 0 ) 79 469 50 36
www.rtvislam.com
E-mail: info@rtvislam.com
Gjithmone me ju dhe per ju

RtvIslam © Copyright 2014 - Powered by: Mevlana Art

Shko ne krye te faqes